Luna Çausholli, zëri i veçantë që po spikat në muzikën shqiptare: Më pëlqejnë shumë Djemtë e Detit

schedule08:55 - 11 Korrik, 2022

schedule 08:55 - 11 Korrik, 2022

Luna Çausholli është një artiste e re, e cila e ka nisur mbarë rrugën drejt suksesit. Ajo ka spikatur përmes zërit dhe stilit të saj të veçantë.

E ftuar në “ABC  e Mëngjesit”, Luna përveç se ka performuar live, padyshim nuk ka nguruar të interpretojë dhe me kitarë. Ajo ka treguar edhe se si i ka nisur pasioni për muzikën.

“Rroku është diçka shumë e veçantë, ndryshe nga shumë të tjera. Isha me babin dhe ai i binte kitarës dhe e dëgjoja. Mësova ato akordet bazike dhe deri këtu.

Kitara është bashkë me mua edhe kur këndoj. Unë shkruaj edhe vetë muzikë”.

Më tej, Luna ka folur dhe për këngën që i ka dedikuar Ukrainës, pas pushtimit rus. Sakaq, ka zbuluar edhe këngëtarët shqiptarë që pëlqen.

“Po shihja lajmet dhe pash që Putini filloi luftën me Ukrainën. Edhe thash që po bëj një këngë, kur unë s’kam çfarë bëj tjetër. Një revoltë artistike kjo e imja. Edhe këndova himnin ukrainas dhe ia dedikova fëmijëve.

Bandat e rrokut që më pëlqejnë janë Tre muskutjerët. Më pëlqejnë shumë Djemtë e Detit, janë vërtetë artista”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!