Lumturohen tifozët e Milan, dëmtimi i Giroud aspak shqetësues

schedule18:36 - 8 Shtator, 2023

schedule 18:36 - 8 Shtator, 2023

“Bomberi” francez, Olivier Giroud shqetësoi jo pak tifozët e Milan dhe të Kombëtares franceze, teksa në përballjen e mbrëmshe të “gjelave” u largua nga fusha, që në minutën e 27 të sfidës, pas një problemi në kavilje.

Mirëpo, pas ekzamineve të mëtejshme ka ardhur dhe momenti i “lumturisë” për tifozët e “gjigandëve” të Serie A, teksa nga mediat franceze është mësuar se dëmtimi i sulmuesit kryesor të “kuqezinjve” nuk është shumë shqetësues dhe me shumë gjasa “veterani” francez do të jetë gati të luajë në “derbin e Madoninës”.

Ndërkaq, Giroud ka ndërprerë grumbullimin me Francën dhe do të udhëtojë në Milano, për t’u ndjekur nga mjekët e Milanit, teksa gjasat janë që të rinisë stërvitjen me grupin të enjten e ardhshme. /i.m /abcnews.al