“Lumturia paska qenë ilaçi yt”, Einxhel bën dedikimin emocionues për të ëmën: Uroj që djali im të marrë mirësinë tënde

schedule18:55 - 5 Tetor, 2022

schedule 18:55 - 5 Tetor, 2022

Në familjen e Einxhel Shkirës ka festë. E ëma e saj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga moderatorja. Ajo ka ndarë një fotografi të së ëmës kur ka qenë e re, krahas së cilës shkroi se uron që bebi të marrë jo vetëm bukurinë por dhe mirësinë e shpirtit të saj.

Mes të tjerash, ajo i jep dhe një premtim se nuk do ta lërë pa një mbesë.  “Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në BBV, pa e ditur se ai “qiri” do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë…Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se s’të kanë takuar kurrë!!

Të duan aq shumë sa unë emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin “Si është mami Lola?” E kushdo që më takon nuk harron kurrë të pyesë për ty…Të gjithë duan të dinë si je ti, a ke qenë më mirë, a je rënduar nga fjalët dhe situatat, a je lumturuar nga lajmet..??

E për të gjithë ata që s’më kanë takuar dot , por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dasht Zoti, do e festoj si gjyshe me nipin e saj në krahë.

Kjo ka qenë ëndrra e saj e madhe, jo vetëm e imja. Ky ka qenë meraku i saj dhe ja tani që po i plotësohet, ka harruar çdo shqetësim dhe ndjehet më mirë se kurrë. Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të!! Urimet, lutjet dhe bekimet tuaja janë dëgjuar dhe Zoti plotësoi gjithçka ajo kishte kërkuar…

Ndërsa unë Mam, uroj të të mbushet shtëpia me jetë, lumturi e bardhësi ashtu si ke zemrën.  Uroj ta kesh jetën sa më të gjatë e plot shëndet për të gëzuar me nipër e mbesa ( se pa një mbesë nuk të lejmë jo) Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë por gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shumë. Unë, bebi dhe Dagz.”, ka shkruar Einxhel.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!