Një video e disa fëmijëve në Ruandë të Afrikës Lindore po bën xhiron e rrjetit.
Të vegjëlit shihen teksa po argëtohen në rërë dhe dëgjohen të qeshurat e tyre të mëdha nga lumturia e çastit.
Ndonëse jetojnë në një nga vendet më të varfëra të botës, ata duket se kanë gjetur lumturinë në gjërat e vogla. Edhe pse ka këpucë dhe të zbathur, e qeshura e tyre tregon se gëzimin në jetë e krijojnë gjërat e vogla.
Ky moment ka marrë shumë komente, duke bërë që shumë njerëz në mbarë botën të reflektojnë për të vlerësuar më shumë gjërat minimale dhe pa luks./abcnews.al
View this post on Instagram