Vedat Muriqi u prezantua gjatë ditës së sotme si lojtar i Lazios. Bomberi dardan foli përpara popullit bardhekaltër në konferencë, aty ku nuk mungoi komenti i Igli Tares.
Drejtori sportiv i Lazios nuk e fshehu lumturinë e mbylljes me sukses të operacionit të blerjes së patriotit të tij, teksa ka bindjen se Muriqi do e ndihmojë shumë ekipin e Inzaghit.
LEXO EDHE: “Unë Muriqi i Lazios, jo Ibra i Lazios! Ëndërr të luaj me Immobile, erdha prej Tares”
“Nuk e fsheh që ndjej kënaqësi mbi faktin që ndodhem këtu duke prezantuar Muriqin. Negociatat për blerjen e Vedatit ishin të lodhshme dhe të gjata, por jemi të lumtur që e sollëm te Lazio.
I shtohet një reparti shumë të fortë, kemi edhe Immobilen, Correan dhe Caicedon. Muriqi e kompleton sulmin tonë. Do të luajmë në tre turne sfilitës këtë sezon, do të jetë shumë i rëndësishëm“, deklaron Igli Tare. /abcnews.al