Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Paparaci i “Panorama plus” e ka fotografuar çiftin duke ecur në këmbë në rrugët e Tiranës dhe në sy bie barku i rrumbullakosur i Elias.
E veshur me një fustan të lirshëm, Elia shoqërohet nga Princ Leka, i cili duket se po kujdeset maksimalisht për të.
Kujtojmë se çifti janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota. l.k/abcnews.al