Lumi Shkumbin një landfill mbetjesh, prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për pastrimin e tij

schedule13:46 - 14 Qershor, 2020

schedule 13:46 - 14 Qershor, 2020

Edhe këtë sezon vere Lumi Shkumbin është një Landfill mbetjesh. Rrjedhës në anë të Librazhdit nuk mund ti afrohesh. Banorët aty i hedhin plehrat, ndërsa firmat e ndërtimit, gjithashtu e përdorin shtratin si vendgrumbullim për materialet.

Inertet e kompanive, që punojnë në rehabilitimin e rrugës hidhen përgjatë lumit Shkumbin.

Nuk ka as plazh, as peshkim. Lumi për këta banorë nuk është ai në të cilin laheshin kur ishin fëmijë.

“Duke nisur nga Elbasani deri në Progradec, përgjatë lumit sheh vetëm plehra”, tregon një qytetar.

Ndërkohë një tjetër qytetare thotë se është e vështirë edhe të peshkohet sepse nga mbeturinat e shumta, nuk mund të peshkosh.

“Ndotja ka arritur kulmin sidomos vitet e fundit dhe hedhja e mbeturinave është pa kriter. Nëse dikush kërkon të peshkojë, e ka të pamundur për shkak të plehrave. Nga peshkimi merr vetëm mbeturina”, thotë qytetarja.

Ndërkohë autoritetet prej vitesh nuk kanë ndërhyrë për pastrimin.

“Është detyrë e komunitet ta mirëmbajë, ta pastrojë. Në të njëjtën kohë, ne duhet ta pasurojmë me gjelbërimin. Bizneset duhet të ndërgjegjësohen dhe mos të hedhin mbeturinat në lumin Shkumbin. Përveç kësaj, duhet të mbrohet edhe me ligj”, u shpreh ai.

Ndërsa një tjetër tregon se deri tani nuk është vënë dorë nga institucionet.

“Nuk ka vënë dorë as Bashkia, as Komuna, as kryetari i Bashkisë dhe as Policia”, tha më tej qytetari.

Zona e Librazhdit nuk është e vetmja që preket nga ndotja, pasi gjatë gjithë rrjedhës së tij Shkumbini merr me vete plehrat e banorëve dhe ato të firmave të ndërtimit të cilat i gërryejnë zhavorrin shtratit të lumit dhe depozitojnë aty inertet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!