Dhjetëra shtëpi, qindra ha me të mbjella dhe stane bagëtish, u përmbytën në fshatin Asturkas të Libofshës.
Një skenë e njohur për banorët prej romanit të Jakov Xoxës dhe tregimeve të të parëve.
Lumi i vdekur, quhet shtrati i vjetër Semanit që kalon në fshatrat e ultësirës bregdetare të Myzeqesë, midis Lushnjes dhe Fierit.
Semani ka devijuar rrjedhën dhe grykëderdhjen, por kur prurjet rriten, shkon në shtratin e vet të dikurshëm
Por ndryshe nga myzeqarët e viteve 30′, sot banorët e zonave të prekura nga përmbytjet nuk i frikësohen lumit. Madje kanë aq guxim sa të marrin inerte nga argjinaturat, barrierat mbrojtëse ndaj vërshimeve të lumenjve
12 orë pasi çau argjinaturën ne Dërnenas, Semani po tërhiqet në shtrat dhe situata tani mund të parashikohet.
Bilanci paraprak i dëmeve është dhjetëra banesa të përmbytura në tre bashkitë Rroskovec, Patos dhe Fier ndërsa mbi 1000 ha tokë bujqësore janë përmbytur vetëm në Fier. Zona më e prekur, rezulton Libofsha me 10 familje të evakuuara nga shtëpitë dhe ekonomi bujqësore nën ujë.


