Lumi në Shkoze rrezikon dhe fëmijët e tjerë, gjyshi i 5-vjeçarit: Kur denoncuam humbjen në polici, nuk na besuan

schedule14:19 - 2 Mars, 2020

schedule 14:19 - 2 Mars, 2020

Kishte humbur çdo gjurmë më 17 shkurt, por të dielën në mesditë i mituri 5-vjeçar u gjet i pajetë në breg të lumit në Shkozë.

Gjyshi i Klodianit, Hajdar Hashimi, 65 vjeç rrëfen për ABC News edhe momentin që u gjet nipi i tij i pajetë, pavarësisht kërkimeve.

“Ai u gjet nga fëmijët e vegjël që ishin duke luajtur aty. Lajmëruan policinë, thanë është kukull, nuk është ndonjë gjë. Por unë e kuptova vetëm nga koka e djalit”, thotë ai.

65-vjeçari tregon se kur denoncuan në polici më 17 shkurt për humbjen e nipit, policia nuk I ka besuar

“Djalit i kanë thënë se ti e ke shitur fëminë. Por kush është ai prind që shet fëminë. Është e pamundur”, shprehet Hajdar Hashimi.

Banorët që jetojnë në banesat sociale në Shkozë shprehen se ky nuk është rasti i parë që lumi ka marrë jetë fëmijësh, ndaj bëjnë apel që të merren masa për një mur mbrojtës

Komuniteti rom që jeton në Shkozë ndeshet edhe me një problematikë tjetër pasi prej disa javësh nuk kanë energji elektrike, ndaj dhe nuk i çojnë fëmijët në shkollë dhe luajnë në zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!