Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Shtimi i reshje ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.
Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.
Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.
/abcnews.al/