Lumi Gjanica më shumë “naftë”, se ujë, banorët: Po helmohemi, vjen shumë erë e keqe

schedule10:47 - 2 Nëntor, 2021

schedule 10:47 - 2 Nëntor, 2021

Ndotja me hidrokarbure e lumit Gjanica vazhdon teksa në dite me shi derdhjet e naftës në lumë bëhen masive. Kjo pasi në këtë mënyrë mendohet se mbetjet do të shkarkohen me shpejt në det nëpërmjet rrymës së ujërave të lumit.

Me reshjet e një nate më parë ka ndodhur e njejta gjë. Ujërat e lumit vezullojnë nga mbetjet e naftës.

Ndërkohë banorët e zonës ankohen se për shkak të aromës së keqe që ka nafta e përzier me ujin e kanë të pamundur të mbajnë hapur dritaret.

“Të helmon era e naftës, vjen shumë shpesh dhe është shumë e rëndë. Ato që kanë përgjegjësinë e tyre të marrin dhe masat që duhen në lidhje me këtë situatë”, ka thënë një banor.

Inspektoriati mjedisor tha se 2 javë më parë ka gjobitur kompaninë Anio Oil e cila operonte pa leje mjedisore dhe kryente shkarkime në lumë. Tani mbetet për tu parë nëse prokuroria do të nisë hetim për këtë kompani. Por gjatë gjithë rrjedhës së lumit operojnë dhjetëra kompani nafte të.cilat i derdhin mbetjet të papërpunuara në lumë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!