Temperaturat përvëluese kanë bërë që qytetarët në vende të ndryshme si të rajonit ashtu edhe të Europës të kërkojnë alternative për tu freskuar.
Në qytetin Mostar, të Bosnje dhe Hercegovinës ku termometri ka shënuar 43 gradë celsius qytetarët të cilët nuk ishin me pushime, zgjodhën të laheshin në lumin që kalon poshtë urës së njohur të qytetit.
Buzë lumit u panë jo vetëm boshnjakët, por edhe turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Të tjerët që nuk zgjodhën lumin zgjodhën të përdornin çezmat dhe shatërvanet e ndryshme në qytet.
Zgjidhjen përballë vapës e kanë gjetur këtë verë edhe parizienët. Qytetarët dhe turistët në kryeqytetin Francez po lahen në lumin Sena , i cili u rihap për u notuar pasi më shumë se 100 vitesh.
Temperaturat në Paris këtë javë do të jenë mbi 38 gradë celsius, temperatura këto që kanë vënë autoritetet në vigjilencë të lartë. Bashkia në Paris ka vendosur një numër limit të qytetarëve që mund të lahen në lumin Siene çdo ditë, që është 1200 qytetarë.
Vetëm përgjatë korrikut sipas të dhënave të autoriteteve Franceze, mbi 40 mijë qytetarë notuan në lumin e kryeqytetit.
Turistët e shumtë që po vizitojnë Parisin këtë gusht janë shprehur për Associated Pres se rihapja e lumit Siena për të notuar ka qene një shpëtim për to dhe iu ka dhënë mundësinë që përveç vizitave në muze të ndryshëm të kenë mundësi që edhe të marrin rreze dielli.
/abcnews.al/

