Lumenj droge përmes Shqipërisë drejt Italisë, pranga 23 personave, sekuestrohet mbi 57 kg kokainë

schedule10:51 - 24 Janar, 2022

schedule 10:51 - 24 Janar, 2022

Një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Ballkan është goditur nga policia italiane, duke çuar në pranga 23 persona.

Mediat italiane raportojnë se masat e arrestit janë ekzekutuar për 23 persona të cilët trafikonin drogë veçanërisht  nga Shqipëria, Turqia dhe Holanda  në drejtim të Italisë.

Guardia di Finanza në Brindisi ka ekzekutuar masat e arrestit ndaj 23 personave (19 në burg dhe 4 në arrest shtëpie) midis provincave të Brindisit dhe Tarantos, si dhe në Kalabri dhe në Shqipëri.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar  57.526 kilogramë kokainë; 200 gram heroinë; Rreth 20 kilogramë lëndë përzierëse; mbi 200 euro cash, 2 pistoleta dhe një karikator, 2205 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Hetimet nëlidhje me këtë grup kriminal kanë nisur që në vitin 2018, e koordinuar nga Prokuroria, është fokusuar në një organizatë të dyshuar kriminale ndërkombëtare që dyshohet se ka aftësi të konsiderueshme financiare dhe logjistike.

Si në Brindisi ashtu dhe në Tarantino kanë mbërritur me kalimin e kohës disa furnizime me heroinë dhe kokainë, që vinin nga Turqia dhe Holanda, duke kaluar nëpër Ballkan dhe të shpërndara pas një kalimi në Tokën e Shqiponjave, përtej të Adriatikut. Më pas kalonin te hedha në treg në Itali.

Trafik i rëndësishëm dhe fitimprurës, aq sa tërhoqi edhe vëmendjen e Sacra Corona Unita të Mesagna-s, e gatshme për të kërkuar pjesën e saj.  Sipas mediave nën hetim për këtë grup kriminal për trafik ndërkombëtar droge kanë qenë 45 persona mbi të cilat rëndojnë akuzat për posedim dhe mbajtje në vend publik të armëve të zakonshme dhe armëve luftarake, dëmtim, shkelje të detyrimeve të vendosura me masën parandaluese, etj.

Ndërkohë krahas masave të sigurimit personal, Guardia di Finanza do të vazhdojë edhe me sekuestrimin e pasurive dhe burimeve financiare që u atribuohen disa prej të dyshuarve./abcnews.al