I ftuar në “Edicionin Qëndror” me gazetaren Juli Kristafi në ABC News, kryebashkiaku, Erion Veliaj, mes të tjerash komentoi edhe numrin e madh të kandidatëve që pritet të garojnë për kryetar bashkie në Tiranë dhe faktin nëse kjo ia bën më të lehtë fitoren.
Ai tha se fushatën e bën për njerëzit dhe jo për kundërshtarët politikë, duke theksuar se do ta marrë seriozisht si në ditën e parë.
“Lumë kandidatësh për Bashkinë e Tiranës, kjo jua bën fitoren më të thjeshtë?
Nuk e shoh kështu. Në vitin 2019 kur shumë vetash më thonin pse strapacohesh lartë e poshtë, përgjigja ishte dhe është, unë fushatën e bëj për njerëzit, atyre u detyrohem një shpjegim. Banaqeve, gazetarëve, politikanëve nuk u detyrohem asgjë, janë në të drejtën e tyre të garojnë, të konkurrojnë, të komentojnë. E thashë edhe sot, detyra jonë nuk është t’i pëlqejmë të gjithëve, por t’i shërbejmë të gjithëve, kshuqë për hirë të atyre që u shërbejmë u detyrohemi edhe shpjegime për punën që kemi bërë, ose për gjëra që kemi në proces.
Kshuqë, 7,17, 27, e marr njësoj seriozisht këtë punë, si ditën e parë”, u shpreh Veliaj.r.t/abcnews.al