Janë mbyllur edhe ndeshjet e javës së 25-të në Kategorinë e Parë. Në këto përballje janë shënuar një “lumë” golash, ku janë shënuar plot 18 gola, teksa Bylisi ka shkatërruar 4-0 skuadrën e Shkumbinit. Ballshiotët me këtë fitore kanë arritur të rimarrin edhe vendin e parë, pasi skuadra e Erzenit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Burrelin.
Edhe Korabi i vendit të tretë “ngeci” në barazim pa gola ndaj Lushnjes, duke humbur kështu mundësinë për t’u afruar me vendin e 2-të që aktualisht mbahet nga Erzeni.
Besëlidhja ka arritur të sigurojë edhe fitoren e 4-të rresht në kampionat, teksa këtë herë mposhtën thellë 4-1 skuadrën e Maliqit.
Fitore gjithashtu arriti të merrte edhe Tomori ku mposhti 2-1 Butrintin, ku beratasit afrohen me 2 pikë me vendin e 4-të që mbahet nga Apolonia e cila u mposht nga Turbina me shifrat 2-1, ndërsa po me shifrat 2-1 edhe Pogradeci arriti të mposhte Vorën.
Rezultatet:
/f.a/abcnews.al