Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lumë” golash në Kategorinë e Parë, Bylisi kampion, Erzeni në superligë, Lushnja surprizon Apoloninë

schedule17:13 - 30 Prill, 2022

schedule 17:13 - 30 Prill, 2022

Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 29-të të saj, teksa janë shënuar “lumë” golash ditën e sotme.

Në sfidën mes Bylisit dhe Butrintit të luajtur në “Adush Muça” janë shënuar plot 7 gola, me vendasit që arritën të marrin një tjetër fitore që tashmë shpallen kampionë të Kategorisë së Parë, pasi mposhtën 4-3 skuadrën e Butrintit, duke mos i dhënë asnjë mundësi miqve për të shpresuar tek mbijetesa. 4 golat për skuadrën e Bylisit arriti ti shënonte Qardaku 4’, 6’ 49’ dhe 76’, ndërsa për sarandiotët shënuanBuxhelaj 33’, Unuh 46’ dhe 66’.

Fitore mori edhe Erzeni që mposhti 4-1 skuadrën e Vorës, një 3 pikësh që i jep të drejtën skuadrës shijakase të jetë mes skuadrave më të mira të superligës sezonin e ardhshëm, pasi kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, Erzeni ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superligë sezonin e ardhëm.

Korabi po ashtu nuk fali ndaj Maliqit që arriti të fitonte minimalisht 1-0, ku golin e fitores arriti ta shënonte Mziu 21’. Apolonia është surprizuar në transfertë nga Lushnja, teksa janë mposhtur 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Canka 55’.

Po me rezultatin 1-0 u mposht edhe Tërbuni nga skuadra e Pogradecit, teksa pogradecarët i falen Brahjas për golin e fitores që u shënua në minutën e 10-të të takimit.  Me këtë fitore Pogradeci mban gjallë shpresat për mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Turbina fiton në shtëpi me shifrat 4-3 përballë Tomorit, ku ky i fundit rrezikon edhe zonën “Play-Off”, pasi Burreli arriti të fitonte përballë Shkumbinit me shifrat 2-0, ndërsa është vetëm 2 pikë larg Tomorit që ndodhet në zonën e “Play-offit”.

Ndërkohë në duelin direkt për mbijetesën Besëlidhja ka arritur të mposhtë Besën me shifrat 2-1. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!