“Lumë” golash në Kategoria e Parë, skuadrat e kreut bëjnë siç duhet  detyrat

schedule16:59 - 9 Prill, 2022

schedule 16:59 - 9 Prill, 2022

Kategoria e Parë ka zhvilluar sot ndeshjet e javës së 26-të, teksa 16 skuadrat zbritën në fushën e lojës.

Kjo javë foli për skuadrat e kreut të cilat fituan pa probleme ndaj kundërshtarëve të sotëm.

Bylisi i vendit të parë mposhti 4-0 ekipin e Maliqit, në sfidën e luajtur në Korçë. Ballshiotët nuk kishin mëshirë ndaj maliqarëve, teksa miqtë vazhdojnë të udhëheqin me 60 pikë.

Ndërkohë edhe Erzeni i vendit të dytë e ndjek, teksa edhe shijakasit fituan me shifrat 3-1 përballë Butrintit edhe pse vendasit luajtën më shumë se 50 minuta me një lojtarë më pak pas daljes me të kuq të Musajt. Shijakasit ndjekin Bylisin me 2 pikë më pak.

Korabi rikthehet te fitorja pas dy barazimeve të marra në javët e fundit, teksa sot mposhti 2-1 ekipin e Vorës. Korabi mban vendin e 3-të me 52 pikë.

Edhe Apolonia që renditet e katërta triumfoi me shifrat 2-0 përballë Pogradecit. Besa e Kavajës mposhtet 0-2 në trasnfertë nga Tomori.

Tërbuni rikthehet tek fitorja në kampionat, pasi mposhti 1-0 skuadrën e Besëlidhjes, e cila ndalet kështu pas 4 javëve me fitore.

Burreli mposhtet nga Lushnja me shifrat 0-2, me lushnjarët që rikthen te fitorja në kampionat pas 5 javësh me barazime.

Po ashtu edhe Turbina mori një 3 pikësh me shumë vlerë përballë Shkumbinit, teksa e mposhti këtë të fundit me shifrat 3-2.

Rezultatet e javës së 26-të:

Renditja e Kategorisë së Parë:

/f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!