Kreu i Partisë Demokratike i është bashkuar edhe këtë të martë protestës së banorëve të Unazës së Re. Teksa studentët vijonin protstën e tyre përballë Ministrisë së Arsimit dhe bllokimin e rrugës tek “Zogu i Zi”, kreu i demokratëve Basha i shoqëruar nga deputetë të grupit të tij parlamentar iu bashkua banorëve që kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre si pasojë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe. Ndryshe nga ditët e tjera, kreu i PD-së nuk mbajti një deklaratë për mediat, por pasi qëndroi me banorët u largua për t’iu drejtuar selisë blu, e cila organizon ditën me dyer të hapura në kujtim të ditës së themelimit të saj./abcnews.al
Lulzim Basha me banorët e Unazës së Re
schedule18:31 - 11 Dhjetor, 2018
schedule 18:31 - 11 Dhjetor, 2018