Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo është kthyer sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi pranoi të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS.
Bozo është e para në listën e Tiranës, ndërsa u përzgjodh nga kryeministri si figura simbol e tërmetit të 26 nëntorit.
Kandidimi i saj për deputetë e ka sjellë në fokus, ndërsa shpesh është pjesë e studiove të ndryshme televizive.
Mirëpo, së fundmi inxhinierja ka habitur me deklaratën e saj, pak ditë më parë, në studion televizive të “Dekalog”.
E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.
Luljeta Bozo, gjithsesi shprehet në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin, vetëm pse flisnin kundër sistemit.
Pjesa nga intervista:
Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…
Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.
Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?
Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj., nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.
Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?
Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.
Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?
Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.
https://www.youtube.com/watch?v=0Yy1T6X6nk0