Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo e cila u bë e njohur për publikun pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, feston sot përvjetorin e lindjes.
Nusja e saj Alda Bida i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke e cilësuar një grua të madhe që ka kaluar në duart e saj breza konstruktorësh e ndërtuesish.
Ajo shprehet se ka mësuar shumë prej saj që të mos nxitohet por të guxojë për të vërtetën, të mos mburret por të punojë për të realizuar idetë dhe ëndrrat.
“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.
Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas. Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat. Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë”, shkruan ndër të tjera ajo./mv. abcnews.al