“Lulet e Pranverës” gjykata vendos 40 ditë burg për 6 të kërkuarit nga Italia

schedule12:36 - 14 Shkurt, 2019

schedule 12:36 - 14 Shkurt, 2019

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë 40 ditë burg për gjashtë nga të arrestuarit gjatë operacionit “Lulet e Pranverës”. Ata janë Bilbil Kabello, Kujtim Elmazi, Luka Beqiraj, Kristjan Llanaj, Denis Pashaj dhe Arbnor Xhimaj. Ndaj tyre ka një procedim nga gjykata e Leçes, për trafik të lëndëve narkotike, pjesëmarje në organizatë kriminale, bashkëpunim në krim dhe mbajtje e paligjshme e drogave.

Por 6 anëtarët e bandës italo-shqiptare të trafikimit të drogës nuk do ekstradohen në Itali. Sipas marrëveshjes midis dy vendeve,  këta pjesëtarë të bandës që u kapën në Shqipëri do të gjykohen këtu, nga drejtësia shqiptare, kurse pjesëtarët shqiptarë të bandës që u kapën në Itali, do të gjykohen nga drejtësia e shtetit fqinj.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në një vendimi të gjykatës së Leçes, i ekzekutuar në 12 shkurt 2019 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit. Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur të marten katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!