Të sigurosh një futbollist me çmim të lirë në këtë kohe pandemie, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomi, është luks. Ekipet do të shohin të përforcohen me futbollistë cilësorë dhe me sa më pak para të shpenzuara.
Futbollistët të cilët do të jenë pa kontratë, pra agjentë të lirë, do të jenë në fokusin e klubeve të ndryshme, që do të mundohen të kursejnë sa më shumë, si dhe të shtojnë kualitet në grup. Dy emra të cilët do të jenë pa kontratë dhe që do të kërkojnë për një skuadër të re, janë Mario Gotze dhe Jan Vertonghen.
Sulmuesi gjerman nuk ka rinovuar me Dortmundin dhe synon të luajë në Premier League, ku preferencë ka një ribashkim me Jurgen Klopp te Liverpool. Ndërsa Vertonghen, ka oferta nga Serie A, por ka pranuar publikisht se kërkon të luajë për një ekip ku do të fitojë trofe, gjë që i ka munguar te Tottenham Hotspur./abcnews.al