Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha të martën se vendosja e përbashkët e forcave me Rusinë është një masë për mbrojtjen e vendit, shkruan CNN.
“Krijimi i një forcë taske të përbashkët me Rusinë është thjesht një masë mbrojtëse. Dhe të gjitha aktivitetet që po kryhen aktualisht synojnë një përgjigje adekuate ndaj veprimeve pranë kufijve tanë,” tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Viktor Khrenin.
Të hënën, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko njoftoi se Bjellorusia dhe Rusia do të “dislokojnë një grup të përbashkët trupash ” për thelluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.
Ai gjithashtu tha se Ukraina po planifikonte të sulmonte territorin bjellorus, por Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “ky informacion nuk është i vërtetë”.
Disa orë më vonë, Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Ruse, tha se “nuk ka nevojë” që trupat bjelloruse të marrin pjesë në “operacionin special ushtarak” të Moskës- term i përdorur nga Presidenti rus Vladimir Putin për t’iu referuar pushtimit të vendit në Ukrainës.
/abcnews.al