Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lukashenko: Perëndimi po përgatit një sulm ndaj Rusisë

schedule12:44 - 12 Korrik, 2022

schedule 12:44 - 12 Korrik, 2022

Perëndimi po thur plane strategjike për të sulmuar Rusinë,  sipas një deklaratë të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko,  gjatë ceremonisë së mbajtur në Pallatin e Pavarësisë të martën për të nderuar maturantët e shkollave ushtarake dhe oficerët e rangut të lartë, sipas mediave të huaja.

“Planet strategjike për të sulmuar Rusinë kanë qenë duke u zhvilluar prej disa kohësh. Presidenti i Federatës Ruse dhe unë diskutuam këtë çeshtje deri në detaje. Dhe sulmi do të “kalojë” përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia do të përsëritet”, tha Lukashenko.

Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve BelTA raportoi më herët se presidentët e Bjellorusisë dhe Rusisë zhvilluan një bisedë telefonikë të hënën. Një nga temat kryesore gjatë bisedës ishte rruga për në rajonin e Kaliningradit.

Gjithashtu, dy presidentët vazhduan diskutimin për mbrojtjen dhe sigurinë e dy vendeve në vazhdimin e negociatave që u zhvilluan në Shën Petersburg muajin e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!