Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha sot se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Europian, por duke marrë parasysh interesat e vendit të tij.
“Tani ne jetojmë kryesisht në kurriz të Lindjes- Rusisë, Kinës. Por ne nuk duhet të harrojmë Perëndimin. Ata janë fqinjët tanë dhe ne nuk mund të prishim marrëdhëniet me ta”, tha Lukashenko.
Marrëdhëniet midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore janë përkeqësuar ndjeshëm që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat u fituan nga Lukashenko.
/abcnews.al

