Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armët bërthamore përballë “agresionit” të huaj, tha të enjten Presidenti Alexander Lukashenko, ndërsa tensionet rriten.
Minsku ka luajtur një rol kyç në luftën e Rusisë në Ukrainë, me Moskën duke përdorur Bjellorusinë për pushtimin e Ukrainës në fillim të vitit 2022, ndërsa stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi gjatë vitit të kaluar kanë nxitur shqetësimet se trupat bjelloruse mund të bashkohen me forcat ruse në konfliktin.
Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve Belta, Lukashenko pohoi se Bjellorusia “nuk do të përfshihej kurrë në këtë luftë” nëse ukrainasit nuk e kalonin kufirin.
Por ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Rusinë, ata janë aleati ynë”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse provokohet veçanërisht nga vendet fqinje të NATO-s si Polonia, Lituania dhe Letonia, Bjellorusia do të reagojë përfshirë përdorimin e armëëve bërthamore.
Gjatë intervistës, Lukashenko tha nëse Bjellorusia do të sulmohej, “ne nuk do të vonojmë, të presim dhe të tjerët. Ne do të përdorim të gjithë arsenalin e armëve tona për parandalim.”
“Ne nuk i vendosëm armët bërthamorepër të trembur dikë,” shtoi ai.
“Po, armët bërthamore përfaqësojnë një faktor të fortë pengues. Por këto janë armë bërthamore taktike, jo strategjike.
Kjo është arsyeja pse ne do t’i përdorim ato menjëherë pasi të nisë agresioni kundër nesh.”
/abcnews.al