Romelu Lukaku ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Chelsea, klub me të cilin është aktivizuar edhe më parë. 115 milion euro kushtoi kartoni i tij, por sulmuesi belg pranon përgjegjësitë dhe prek disa tema në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të “Bluve të Londrës”.
“Nuk flas për ambiciet e mia personale, vetëm për ambiciet dhe objektivat e Chelsea, të cilat i kemi të përbashkëta. Ky është shkaku pse u ktheva këtu.
Chelsea dëshiron të vazhdojë të fitojë do të rritet si klub dhe të dominojë në Angli e Evropë. Një gjë të tillë dua edhe unë, prandaj u riktheva.
Tani ndihem një lider, jam më i kompletuar se më parë. Jam gati, por të gjithë duhet të luftojmë gjatë javës për të fituar një fanellë titullari.
Të gjithë do të luftojmë për të njëjtën kauzë: fitoren e Chelsea. Do të jap 100% në stërvitje dhe në ndeshje, jam i lumtur që do të debutoj me Arsenalin“.
Në fund një koment rreth ndryshimit midis Premier League dhe Serie A. “Italia ka një kampionat më të mirë në aspektin teknik dhe taktik, ndërsa në Angli ka intensitet të lartë.
Nuk është problem për mua, e njoh mirë futbollin anglez, kam shënuar shumë gola më parë këtu. Unë kam evoluar si futbollist dhe jam gati të ndihmoj Chelsea për fitimin e trofeve“, deklaroi Lukaku. /abcnews.al