Chelsea nuk po nxiton të lërë Romelu Lukakun të shkojë te Juventus.
Sipas The Telegraph, Chelsea nuk ka ndërmend të huazojë belgun, të cilin e pretendon Juventusi. Londinezët duan ta shesin lojtarin para mbylljes së merkatos.
Edhe vetë sulmuesi dëshiron të largohet nga klubi, ai aktualisht po stërvitet me të rinjtë e bluve. Lukaku nuk ka folur kurrë me trajnerin e ri të Chelsea, Mauricio Pochettino që nga rikthimi nga Interi .
Aktualisht, Juventusi mbetet i vetmi klub i interesuar për Romelun.
Drejtuesit e bardhezinjve ia ofruan Vlahovic Chelsea-t në këmbim të Lukakut me një pagesë shtesë fillimisht 42 milionë paund, e më pas 30 milionë. Të dyja ofertat u refuzuan nga londinezët.
Chelsea nuk po tregon shumë interes për të sjellë Vlahovic në bord, por situata mund të ndryshojë nëse Juventusi ulë kërkesat e tyre financiare, ndërsa palët gjejnë një zgjidhje për pagën e lartë të sulmuesit, thonë burimet e The Telegraph. /G.D abcnews.al/