“Lukaku po kthehet në shtëpi”, legjenda e Chelsea zyrtarizon goditjen e madhe

schedule15:58 - 8 Gusht, 2021

schedule 15:58 - 8 Gusht, 2021

Interi ka pranuar ofertën e Chelsea për Romelu Lukakun. Kampionët e Italisë do të përfitojnë 115 milion euro nga shitja e sulmuesit belg, i cili po pret me padurim rikthimin në “Stamford Bridge”.

Dy klubet kanë arritur në parim marrëveshjen mes tyre dhe po merren me detajet e fundit. Zyrtarizimi i transferimit të Lukakut te Chelsea do të vijë ditën e nesërme.

Ndërkohë, një legjendë e “Bluve të Londrës” ka ndezur atmosferën te tifozët angleze me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Romelu Lukaku po rikthehet në shtëpi“, shkruan Didier Drogba rreth operacionit të rikthimit të 28-vjeçarit belg tek fituesit e Champions League. /abcnews.al