Erling Haaland është lojtari i shumë dëshiruar nga klubet e mëdha. Sulmuesi i cili aktivizohet me Borussia Dortmund mund të transferohet në një kampionat tjetër verën e ardhshme. Shifra prej 68 milionë eurosh është e përballueshme për klubet e mëdha që duan shërbimet e norvegjezit.
Manchester United, Manchester City, Real Madrid dhe Newscastle janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin 21-vjeçarë.
Së fundmi listës i është shtuar edhe skuadra tjetër angleze, Chelsea i cili kërkon të përfitojë shërbimet e Haaland.
Haaland është një dëshirë e madhe e trajnerit aktual të Chelsea, Thomas Tuchel, që dëshiron të punojë me sulmuesin norvegjez, për të formuar një dyshe në sulm së bashku me Romelu Lukaku.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Chelsea është gati të sakrifikojë 3 lojtarë për të bërë të mundur transferimin e 21-vjeçarit në Angli.
Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic, janë lojtarë që janë nën vëzhgim nga Borussia Dortmund dhe një shkëmbim i tillë mund të arrihet mes dy klubeve, duke parë që mundësia për të mbajtur Haaland në gjermani është shumë e vogël. /f.a/abcnews.al