Inter nuk po mundet të dalë nga gjendja negative e rezultateve, pasi edhe ditën e djeshme nuk mundi të merrte një fitore ndaj Salernitanës, pasi ekipi vendas barazoi në fundin e lojës me anë të Candreva, një ish-zikaltër.
Në përfundim të ndeshjes, Lukaku u afrua pranë tifozëve ultras të cilëve u kërkoi faljë për gabimet e tij përpara portës dhe për performancën e ekipit në përgjithësi.
“Curva Nord” duket se e ka pranuar faljen dhe e kanë vlerësuar gjestin e sulmuesit belg. Ata reaguan në rrjetin e tyre sociale duke i kthyer edhe publikisht përgjigje Lukakut.
“Ti gjithmonë vendos fytyrën tënde përpara, nuk ka rëndësi nëse gjërat shkojnë mirë apo keq, ajo që ka rëndësi është të marrësh përgjegjësitë e tua. Në fat të mirë edhe të keq, unë do të jem atje”, shkruante “Curva Nord”./ h.ll/abcnews.al
Romelu Lukaku walked up to the Curva Nord Ultras after the game against Salernitana and apologised for yet another horrendous miss.
The ultras appreciated it and sent a message back to him via their Instagram story.
“It’s about taking responsibility… We will be there.” pic.twitter.com/WJPe0mvLbU
— hollic? (@elijah_odetokun) April 8, 2023