Lukaku e “la” në stol, “bomberi” italian lë “Verdhekuqtë” për rivalët e Serie A

schedule19:56 - 31 Janar, 2024

schedule 19:56 - 31 Janar, 2024

Transferimi te Roma i “bomberit” belg, Romelu Lukaku, mund të ketë kënaqur tifozët e “Verdhekuqve”, ama për sulmuesin italian, Andrea Belotti, nuk mund të thuhet e njëjta gjë, me 30-vjeçarin, që në shumicën e rasteve ka “ngrohur” stolin, teksa ka përfituar minuta në formacionin titullar, vetëm në mungesë të belgut, apo “fantazistit” argjentinas, Paulo Dybala.

Mirëpo, duket se edhe durimi ka një fund, me sulmuesin e Kombëtares italiane, që kërkon me ngulm të jetë i pranishëm në Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024 e për këtë arsye ka gjetur një klub të ri, i cili mund ta ndihmojë të fitojë “terrenin” e humbur, në gjysmën e mbetur të sezonit, duke e aktivizuar më shumë në rolin e titullarit.

Bëhet fjalë për “Violët” e Fiorentina-s, me rivalët direkt të “Verdhekuqve” për një vend në zonën “Champions”, të cilët kanë huazuar “specialistin” e Serie A, deri në fundin e këtij sezoni e nëse në “Artemio Franchi” arrihen pritshmëritë e vendosura nga drejtuesit e klubit, ekziston mundësia, që Belotti të transferohet përfundimisht në Firence. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!