Romelu Lukaku kaloi dy vite fantastike tek Interi, ekip me të cilin ia doli të shpallet kampion i Italisë. Sulmuesi belg u shit te Chelsea për shumën e 115 milion eurove, lëvizje që zuri të papërgatitur dhe trishtoi tifozët zikaltër.
28-vjeçari u rikthye në “Stamford Bridge” tek ekipi i Thomas Tuchel, teksa nuk ka harruar popullin interist, për të cilët zgjedh fjalë zemre në postimin e kryer në “Instagram”. “Faleminderit që më deshët sikur të isha njëri prej jush.
Faleminderit që më bëtë të ndiheshim si në shtëpi mua dhe familjen time. Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë pas sezonit të parë.
View this post on Instagram
Kur edhe tek Interi, e ndjeva menjëherë që do të bëjë mirë në këtë klub. E vendosa të mos ju zhgënjeja kurrë sa herë që kam veshur fanellën e Interit. Kam dhënë gjithmonë 100% nga vetja çdo ditë në stërvitje, por sidomos në ndeshje për t’iu bërë të lumtur.
Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të keqe, por ju djema më dhatë forcë për të vazhduar përpara, dhe ne e bëmë si ekip, prandaj u bëmë kampionë. Shpresoj ta kuptoni vendimin tim, ishte mundësia e jetës.
Është shansi që kam ëndërruar në këtë moment të karrierës time. Një gjë është e sigurt, do të mbetëm gjithë jetën time një interist, sepse pa ju nuk do të isha lojtari dhe njeriu që jam sot, kështu që ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Ju dua, forca Inter“, shkruan Lukaku. /abcnews.al