Tashmë gjithçka është vendosur, Romelu Lukaku nuk do të luajë për “blutë” e Chelsea sezonin e ardhshëm, me “shtatlartin” belg, që e ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për miqësoren e parë të planifikuar për ditën e sotme.
Sipas raportimeve, më të fundit nga gazetari i mirënjohur italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, “bomberi” belg kërkon me ngul kalimin te “zikaltërit”, mirëpo këta të fundit nuk po arrijnë dot marrëveshjen me “londinezët”.
Drejtuesit e Inter janë duke përgatitur një ofertë, e cila kap vlerën e 30-35 milionë eurove për belgun, teksa kujtojmë se më herët “zikaltërit” e Milanos i ofruan anglezëve 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por kjo ofertë u refuzua. /i.m /abcnews.al