Romelu Lukaku nuk po ndjehet i lumtur dhe në formën e tij më të mirë te Chelsea.
Sulmuesi belg iu bashkua Chelseat për një blerje rekord, rreth 115 milionë euro verën e kaluar nga Interi. Ai e ka shprehur disa herë se nuk është i lumtur te anglezët dhe do të dëshironte rikthimin te Interi, ku shkëlqeu për dy sezone.
Sipas “Calciomercato”, Interi tashmë po mendon të studiojë mundësinë e huazimit të Lukakut, pasi blerja e plotë e tij nuk mund të ndodhë. Zikaltërit nuk mund të përballojnë blerjen e tij pasi vlera e belgut është rritur shumë nga dy sezonet spektakolare te Interi./ h.ll/abcnews.al