Luka Modriç flet për kualifikimin: Jemi të lumtur, mund të luajmë kundër kujtdo

schedule22:19 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 22:19 - 1 Dhjetor, 2022

Pari arriti kualifikimin për në fazën me eleminim direkt, pas atij barazimi pa gola me Belgjikën, kapiteni kroat, Luka Modriç ka folur për mediat, ku është shprehur tepër i lumtur pas avancimit nga grupet.

“Jemi të kënaqur që jemi në fazën e 1/16-ve. Mendoj se e merituam, veçanërisht për llojin e lojërave që kemi luajtur në dy paraqitjet e fundit. Kemi luajtur një lojë shumë të mirë, ka pasur raste kur kemi hasur vështirësi. Ne kemi vendosur gjithçka në fushë. Të gjithë jetojmë për këtë. Ne kemi arritur objektivin tonë të parë, duke përparuar në fazën e grupeve dhe tani po ecim përpara. Sot treguam se jemi një ekip më i mirë dhe se mund të luajmë kundër kujtdo. Këdo që takojmë në raundin e 16 do ta dinë se nuk do të jetë e lehtë me ne.”,- është shprehur Modriç. /i.m /abcnews.al