Luiza Gega për botërorin, kampionia Olimpike vijon stërvitjen në Korçë

schedule15:39 - 27 Korrik, 2023

schedule 15:39 - 27 Korrik, 2023

Gjatë kësaj stine, baza është pikërisht këtu.

Korça mund të cilësohet shtëpia verore për Luiza Gegën, e cila përgatitet në qytetin vërtet klimaterik, për garat më të rëndësishme të vitit.

Pasi arriti shumë në qershor e korrik, ajo gjithmonë ka pasur itinerarin vajtje-ardhje, me qendrën e stërvitjes në pistën e stadiumit “Skënderbeu”, apo edhe në Dardhë.

Kampionia e këtij viti në Lojrat Olimpike Europiane, dhe kampionia e trefishtë e Ballkanit, ndërpret për një moment punën dhe flet për ABC-në.

Gjithsesi, Gegës i ka mbetur një kulm, dhe ky është kampionati botëror që zhvillohet në gusht në Hungari.

Trajneri i saj, njëkohësisht president i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, flet gjithashtu për çfarë kërkohet në Botëror.