Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë një zgjidhje sa më të shpejt për të zëvendësuar Luis Suarezin. Sulmuesi me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin dhe mundësitë që ai të rikthehet janë shumë të pakta. E njëjta situatë është dhe me sulmuesin anësor, Ousmane Demebele, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për gati pesë muaj.
Mesa duket Barcelona po e gjen zgjidhjen sërish te Luis Suarez. Nuk behët fjalë për uruguaianin e dëmtuar, por për sulmuesin e Zaragozës i cili e ka emrin e njëjtë me atë të sulmuesit katalanas. Është gazetari spanjoll, Santi Ovalle, ai që e ka publikuar lajmin dhe kushtet për transferimin e tij janë të gjitha në rregull.
Sulmuesi 22-vjeç luan për Zaragozën në kategorinë e dytë në Spanjë. Kolumbiani ka shënuar 14 gola në 26 takime këtë sezon, shifra këto që i kanë pëlqyer drejtuesve të Barcelonës. Përveç shifrave pozitive, edhe emri që mban sulmuesi do të thotë shumë për ta. /abcnews.al
