Luis Suarez, i cili muajt e fundit i kaloi në vendlindje për klubin Nacional, do të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pranë transferimit te Los Angeles Galaxy.
Vlen të theksohet se marrëveshja e punës e Suarez me klubin aktual është llogaritur deri në fund të këtij viti. Pas skadimit të kontratës, Suarez do t’i bashkohet skuadrës së Kalifornisë.
Sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar pesë gola në 12 ndeshje për Nacional këtë sezon.
Në Evropë, Luis mbrojti ngjyrat e Barcelonës, Liverpool, Atletico dhe Ajax. /G.D abcnews.al/