Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka folur para sfidës ndaj Portugalisë, një derbi iberik. Para kësaj sfide, strategu i spanjollëve ka folur për mungesën e mundshme të Cristiano Ronaldos, talentin Ansu Fati dhe mesfushën e tij, të cilën e konsideron më të mirën në Europë.
Cristiano Ronaldo? Të shohim nëse do të luajë apo jo. Objektivi për Spanjën nuk ndryshon. Ne duam gjithmonë të jemi protagonistë në fushën e lojës. Portugalia është një skuadër shumë potente dhe ka shumë futbollistë.
Ansu Fati? Nuk po mendoj të bëj një skemë të re. Skuadra është mbi të gjitha. Do t’i bënim nder shumë të madh nëse mendojmë se ai do t’i zgjidhë të gjitha ndeshjet e Spanjës. Ai ka nevojë për qetësi, në mënyrë që të rritet si person dhe si lojtar.
Nuk ka skemë për një futbollist, skema është skuadra. Për mendimin tim, kemi mesfushën më të mirë në Europë. Në repartet e tjera duhet të punojmë më shumë. Ne nuk e kemi sulmues tipik, por kemi shumë lojtarë dhe jam i sigurt që do të shënojmë gola. Por golat duhet t’i bëjë e gjithë skuadra”, u shpreh Enrique./abcnews.al