Luis Enrique: A doni favoritët për Kupën e Botës? Shikoni listën e FIFA-s

schedule21:46 - 26 Shtator, 2022

schedule 21:46 - 26 Shtator, 2022

Luis Enrique , trajneri i Spanjës, në konferencën për shtyp para Portugalisë iu përgjigj edhe një pyetjeje për favoritët e mundshëm në Botërorin e Katarit.

“Argjentina dhe Brazili janë dhe do të jenë gjithmonë favoritë për Botërorin, për historinë që kanë. A guxon dikush të thotë se Anglia apo Franca nuk janë? Nëse doni disa faforite, shikoni listën e FIFA-s të atyre që kanë marrë më shumë pikë në muajt e fundit, pavarësisht se çfarë them unë”, u shpreh Enrique.

Botërori do të nisë për pak ditë, në një periudhë kohore si kurrë më parë./abcnews.al