Pas plot 14 javësh pritje, “Demat e Kuq”, të Partizanit do të zhvillojnë, pasditen e kësaj të enjteje, përballjen e prapambetur, të javës së parë, të Kategorisë Superiore, ku në “Niko Dovana” do të presin “durrsakët” e Teutës”.
“Të Kuqtë” vendas kërkojnë 3 pikëshin, për të ruajtur “rivalitetin”, me “rrogozhinasit” e Egnatias, për vendin e parë të Superiores e në krahun tjetër, Teuta e Edi Martinit kërkon fitoren për t’iu shmangur rënies nga kategoria.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Abilaliaj ka vendosur të lërë pushim “bomberin” ganez, Archange Bintsouka, me sulmin, që do të përbëhet nga Mba, Tedi Cara e Albers Keko. Mungesë tjetër e rëndësishme për “Të Kuqtë” është edhe Maguette në mesin e fushës. Në krahun tjetër, tekniku Edi Martini nuk ka bërë tolerime, duke hedhur në fushë, më të mirët e mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Hadroj, Sembene, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Cara, Mba, Keko
Trajneri: Arbër Abilaliaj
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Daja, Beqja, Peposhi, Gjinollari, Daci
Trajneri: Edi Martini