Superiorja rikthehet në mesjavë. Sektori i Garave në FSHF ka vendosur të ndryshojë edhe oraret për sfidat e javës së nëntë. Kështu, të mërkurën prej orë 13:00 do të zhvillohen tre ndeshje të mërkurën.
Janë disa takime mjaft të forta, ku bien në sy Laçi-Teuta dhe Bylis-Tirana. Gjithashtu luan edhe Kukësi, që në letër mendohet ta ketë më të lehtë ndaj Luftëtarit.
E mërkura mbyllet me takimin Flamurtari-Vllaznia, që luhet prej orës 16:00 në Vlorë. Të enjten mbyllet faza e parë e Superiores dhe në plan është të luhet takimi Partizani-Skënderbeu. Kjo ndeshje nis nga ora 15:00.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E mërkurë, 23 tetor 2019
Ora 13:00 | Kukësi-Luftëtari
Ora 13:00 | Laçi-Teuta
Ora 13:00 | Bylis-Tirana
Ora 16:00 | Flamurtari-Vllaznia
E enjte, 24 tetor 2019
Ora 15:00 | Partizani-Skënderbeu
/abcnews.al