Polemika të shumta gjatë kohëve të fundit janë hapur pas ndeshjes Shqipëri-Kosovë. Në një moment të ndeshjes, Edon Zhegrova merr një top në hyrje të zonës dhe driblon tre kundërshtarë por në fund e humbet sferën.
Për këtë veprim të tij, mediet në Kosovë e kanë kritikuar ashpër sulmuesin, i cili nuk duroi dheb ragoi përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale. Pas postimit të sulmuesit, ka ardhur reagimi i një prej njerëzve më popullor të sportit të Kosovës, Ismet Munishi.
Trajneri i Ballkanit, megjithëse nuk e përmend emrin e Zhegrovës, e ka me të dhe lëshon kritika direkte, duke pretenduar se sulmuesi dhe jo vetëm kujdesen për gjëra të panevojshme dhe nuk janë në rrugën e duhur.
LEXO EDHE: VIDEO/ E kritikuan se humbi topin, shpërthen talenti i Kosovës
“Krejt çka keni për të thënë, na i tregoni në fushë. Na keni lodhur me statuse dhe me folklor patriotik. Duhet të dini se ka luajtur dikush para jush. Futbolli luhet me zemër dhe me tru, këmbët janë thjesht për transport.
Sa jeni të bashkuar, e tregojnë 10 ndeshjet e fundit. Keni gjetur butë dhe po bëni hajgare. Lexoni histori pak para ndeshjes dhe lërini frizurat dhe Instagramin e rrjetet e tjera sociale. Shtrëgoni b**et dhe mund ndonjë. Unë biri yt Kosovë”, shkruan Muriqi në Facebook. /abcnews.al