Luhet ditën e sotme ndeshja e fundit e javës së 16-të të Abissnet Superiorës mes Kukësit dhe Dinamos në “Elbasan Arena” pora 16:45.
Të dy skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje për të treguar se janë gati për pjesën e mbetur të sezonit.
Te Dinamo e Bledi Shkëmbi do të debutojnë dy lojtarë të ofruar gjatë kësaj merkatoje, me Lilaj dhe Dennison, ndërsa verilindorët e Diego Longos do të jenë të plotë pas mposhtjes së Covid-19.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Marku (Hila), Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Feijao, Basa, Milunovic
Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Maliqi, Dennison, Ibraimi /f.a/abcnews.al