Luhet klasikja e futbollit shqiptar, Tirana nxjerr në shitje biletat

schedule13:15 - 12 Janar, 2022

schedule 13:15 - 12 Janar, 2022

Tirana dhe Vllaznia do të luajnë mes tyre klasiken e parë për vitin 2022, sfidë e cila do të luhet më 15 janar, ora 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

Bardh e blutë e Orges Shehit vijnë në këtë takim si kampionët e dimrit, ndërsa shkodranët e Thomas Brdaric të pozicionuar në vendin e katërt me vetëm 8 pikë më pak.

Një sfidë që pritet të jetë e luftuar me skuadrat që kërkojnë ta nisin mbarë vitin 2022.

Drejtuesit e Tiranës kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim, ku në një postim në rrjetet sociale kanë bërë të njohur edhe çmimet e tyre.

Njoftimi i Tiranës:

“Dalin në shitje biletat e takimit KF Tirana-FK Vllaznia e vlefshme për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”. Biletat i gjeni në pikat e shitjes: stadiumi “Air Albania”, stadiumi “Selman Stërmasi” si dhe stadiumi “Lori Boriçi” vetëm për tifozerinë mike”, shkruhet në postimin e bardh e bluve.

 

/f.a/abcnews.al