Luhet derbi në “Kupën e Shqipërisë”, Tirana për përmbysjen që e dërgon në çerekfinale

schedule10:20 - 18 Nëntor, 2021

schedule 10:20 - 18 Nëntor, 2021

Ditën e sotme të gjithë vëmendjen e sportdashësve do e marrë ndeshja derbi midis Tiranës dhe Dinamos, ndeshje e vlefshme për “Kupën e Shqipërisë”.

Ky takim përcakton edhe skuadrën e fundit që kalon në çerekfinale, me “blutë” e Bledi Shkëmbit që kanë fituar takimin e parë me shifrat 2-0, dhe duket më e avantazhuar për të kaluar më tej, por  përballë do ketë Tiranën e Orges Shehit që vetëm pak ditë pas kësaj sfide arriti ti mposhte në kampionat 4-0, duke mos treguar fare mëshirë. “Bardhe e blutë” duhet të japin maksimumin për të përmbysur rezultatin e parë, ndërsa “blutë” iu mjafton edhe barazimi për të kaluar në çerekfinale.

Një duel i luftuar mes dy skuadrave kryeqytetase që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45, ku të pranishëm priten të jenë edhe tifozët, për të mbështetur skuadrat e tyre në një ndeshje delikate siç është ajo e sotmja. /f.a/abcnews.al