Luhen finale në Tiranë e Fier, trajnerët vendosin për rreshtimet

schedule15:13 - 8 Maj, 2021

schedule 15:13 - 8 Maj, 2021

Pas pak nisin dy sfida të javës së 32-të të Kategorisë Superiore, ku Tirana sfidon Kastriotin në “Selman Stermasi” dhe Laçi luan në Fier ndaj Apolonisë. Para pak çastesh trajnerët kanë zbardhur formacionet zyrtare të dy sfidave.

Tirana vjen me formacionin 3-4-3 të zakonshëm. Çelhakën e pezulluar me kartonë e zëvendëson Toli në mesfushë, ndërsa në sulm është përzgjedhur Grent Halili, përpara Elton Cale. Kastrioti përgjigjet me skemën 4-1-4-1.

Shpëtim Duro e rreshton Laçin me skemën 3-5-2, teksa shpresat në sulm janë te Mentor Mazrekaj, që shoqëron në sulm Harmon. Me të njëjtin rreshtim përgjigjet edhe Apolonia, që hedh në fushë emrat e zakonshëm.

TIRANA (3-4-3): Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Toli, Ismajlgeci; Torassa, Seferi, Halili. Trajner: Orges Shehi.
KASTRIOTI (4-1-4-1): Hidi; Deliaj, Zhivanaj, Çela, Rami, Hussein, Rezi, Okebugëu, Moraes, Bardhi, Devid. Trajner: Ramadan Ndreu.

APOLONIA (3-5-2): Harizaj; Agyare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Yeboah; Mihana, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.
LAÇI (3-5-2): Sherri ; Malota, Ignjatovic, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Zulfiu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!