Luhatjet e kursit/ Dritan Vakaj: Disfavor për eksportuesit, leku po forcohet ndaj monedhave të tjera

schedule15:01 - 23 Qershor, 2023

schedule 15:01 - 23 Qershor, 2023

Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Agjencive te Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj nga “Sheshi i Dollarit” ka komentuar situatën e fundit në të cilën ndodhet monedha euro.

Vakaj në fjalën e tij është shprehur se duhet që të mësohemi me këtë trend dhe sipas tij është e vështirë që të parashikohet se sa do të zgjasë.

“Kjo javë është java që kulmon me datën 20 të çdo muaj për pagimet e tatimeve dhe detyrimeve shëndetësore. Po të shikojmë trendin e luhatjes së kursit të këmbimit kemi një nevojë për të mbuluar detyrimet. Një pjesë e mirë e përdorin euron për të shitur produktet e tyre, çon në një nevojë për të rritur ofertën në euro. Për një periudhë afatmesme do të mësohemi me këtë trend ka edhe një element tjetër që lidhet me normën bazë të interes ku politikat e Bankave Qëndrore kanë qenë drejt rritjes së kësaj normë. Po të shikojmë në Shqipëri normat e depozitave të aplikuara në vend ka një diferencë të madhe mes euros dhe lekut. Duke pasur një sasi të konsiderueshme të të ardhurave në euro do të shikojmë se kemi një rritje të ndryshme të depozitave në euro. Besoj se është e pritshme se deri në shtator të kemi një rënie të lehtë për të parë më pas sesi do të shkojë pas shtatorit”, ka thënë ai.

Ndikimi më i madh në zhvlerësimin e euros sipas tij e kanë eksportuesit pasi janë ato që përballen më shumë me zhvlerësimin e euros.

Eksperti ndër të tjera thekson  faktin se në Shqipëri është e rëndësishme që të rriten depozitat në lekë pasi për momentin monedha vendase është në situatë të qëndrueshme.

Përsa lidhet me kreditimin është një element o prekur ndjeshëm dhe është në disfavor të kredimarrësve të rinj dhe atyre ekzistues, pastaj për kredimarrësit shqiptarë që kanë kredi në euro dhe të ardhura në lekë ka pasur një përfitim. Ka pasur një element pozitiv në raport me importuesit pasi kanë mundësi që të amortizojnë inflacionin, por k o është në disfavor të eksportuesve apo operatorëve që punojnë me mallra që vijnë nga jashtë. Industria e fasoneve është goditur ndjeshëm nga kjo situatë.

Duhet që të largohemi nga euro, për aq kohë sa monedha jonë prej një kohë të qartë nuk ka pasur shumë luhatje. Përgjithësisht njerëzit priren që kursimet ti mbajnë në monedha të qëndrueshme nuk besoj se këtë problem e kanë qytetarët e zonës, kjo lidhet me faktorët ekonomikë. Ekonomia shqiptare ka qenë në pozita të favorshme por para 26 vitesh ne kemi kaluar krizën financiar, mbajtja e depozitave në lek do të zbuste rrezikun në këtë kurs këmbimi”, është shprehur Vakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!