Lugina e Preshevës hedh në gjyq ministrin serb

schedule16:04 - 2 Korrik, 2019

schedule 16:04 - 2 Korrik, 2019

Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, ka hedhur në gjyq ministrin serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin. Ragmi Mustafa arsyeton padinë e tij me faktin se Vulin ka ofenduar shqiptarët.

Ragmi Mustafës, kryetarit të këshillit kombëtar shqiptarë, kësaj radhe i ka penguar vërtetë mënyra e shprehjes së ministrit të Mbrojtjes së Serbisë pasi ai i quan shqiptarët me një term pezhorativ “shqiptari”.

Mustafa i është drejtuar një gjykate të Beogradit zyrtarisht me një padi kundër ministrit Aleksandër Vulin. Thotë se kjo është e patolerueshme kur vjen nga një ministër dhe andaj çështjen do ta çojë deri në fund.

Por, ministri dhe partia e tij e quajnë krenari dhe në një deklarim kanë thënë se ëndrra e Mustafës është Shqipëria e madhe dhe kjo është arsye e padisë ndaj tij. Kryetari i trupit koordinues për jugun e Serbisë, një organ qeveritar për vendet ku jetojnë shqiptarët, thotë se politika nuk përzihet.

Zoran Stankoviç, trupi koordinues për jugun: Nëse Mustafa mendon se dikush e ka ofenduar ose ka shkelur ligjin, dhe për këtë arsye i është drejtuar gjykatës, atëherë kjo duhet të zgjidhet në bazë të ligjit. Ne nuk kemi drejtë të përzihemi në drejtësi.

Mustafa në Bujanoc, thotë se termi “shqiptari” është ofendues pasi është shpikur për tu përdorur në këtë kontekst. Këtë gjuhë së fundmi në Serbi e kanë kthyer shumë media duke mos thënë “albanci” siç thuhet serbisht, por “shqiptari”. Këshilli nuk arrin të padisë aq sa ky term përdoret.

Gjykatat në Serbi disa herë e kanë dënuar këtë gjuhë në të shkuarën dhe është ndaluar me ligj. Por, kjo nuk duket më shumë e rëndësishme. Shqiptarët besojnë se nëse gjykata është e paanshme, ata do të fitojnë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!